LAJMI I FUNDIT:

Bayerni i pandalshëm, triumfon përballë Augsburgut (Video)

Bayerni i pandalshëm, triumfon përballë Augsburgut (Video)

Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesliga.

Kampionët në fuqi kanë mposhtur në udhëtim Augsburgun me rezultat 3-1.


Që nga fillimi i ndeshjes, Bayerni ishte më i mirë se kundërshtari i tyre me të cilin u takua edhe në kuadër të Kupës së Gjermanisë të mërkurën.

Nuk vonoi shumë dhe presioni i Bayernit solli edhe golin e parë në këtë takim.

Ishte sulmuesi Robert Lewandowski që shënoi për 1-0 në minutën e 19-të pas asistimit nga Arjen Robben.

Festa e futbollistëve të Bayernit pas golit të tretë të shënuar nga Robert Lewandowski

Vetëm një minutë më vonë, Lewandowski asistoi bukur te Robben i cili nga afërsia shënoi për 2-0.

Me epërsi prej dy golave Bayerni shkoi në pushim prej 15 minutave.

Me të filluar pjesa e dytë, sulmuesi polak, Robert Lewandowski shënoi edhe njëherë për 3-0.

Vendasit e ngushtuan epërsinë në 1-3 në minutën e 67-të kur shënoi koreani Koo.

Pas këtyre tri pikëve të marra, Bayerni vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 23 pikë të grumbulluara pas nëntë javëve. /Telegrafi/