LAJMI I FUNDIT:

Bayerni ndalet me barazim nga Freiburgu dhe humb pozitën e parë

Bayerni ndalet me barazim nga Freiburgu dhe humb pozitën e parë
Robert Lewandowski (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Bayern Munichu nuk ka arritur më shumë se një pikë në barazimi (1-1) si mysafir i Freiburgut, të vlefshëm për javën e 27-të në Bundesliga.

Në ndeshjen e zhvilluar në Schwarzwald Stadion, të parët shënuan nikoqirët përmes Lucas Holer, i cili e zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë.


Bavarezët arritën ta barazonin rezultatin në pjesën e parë me golin e Robert Lewandowskit (22′) dhe me shifra identike, skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, mysafirët rrezikuan, sidomos përmes Jerome Boateng, James Rodriguez, Robert Lewandowski e Leon Goretzka, por nuk arritën ta fitonin sfidën.

Amir Abrashi luajti nga minuta e parë në këtë takim, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë (43′).

Bayern Munichu zhvendoset në vend të dytë në tabelë, me dy pikë prapa Borussia Dortmundit që në këtë javë fitoi (2-0) kundër Wolfsburgut.

Në xhiron e ardhshme, Freiburgu luan si mysafir i Mainzit, ndërsa Bayerni zhvillon derbin ndaj liderit Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori