Bayern Munichu e ka marrë fitoren e parë sezonale në Allianz Arena duke triumfuar përballë Kolnit me rezultat 3-2.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa pesë minuta brenda gjysmës së dytë, Robert Lewandowski e zhbllokoi rezultatin (50’) falë asistimit nga Jamal Musiala.

Thomas Muller tregoi vizionin e tij duke pasuar te Serge Gnabry, i cili lëvizi për mrekulli në zonë për ta dyfishuar epërsinë (59’).

Mysafirët bënë një rikthim sensacional duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Anthony Modeste (60’) dhe Mark Uth (62’) për ta barazuar rezultatin.

Megjithatë, Serge Gnabry riktheu avantazhin me një gol të bukur për bavarezët (71’) pas asistimit nga Joshua Kimmich.

Në minutat në vazhdim asnjëra nga skuadrat nuk shënoi gola të tjerë, ashtu që Bayern Munichu iu gëzua fitores së parë në sezonin 2021/2022 në xhiron e dytë. Në anën tjetër, për Kolnin kjo ishte humbja e parë, sepse në javën e parë regjisori fitore. /Telegrafi/