LAJMI I FUNDIT:

Bayerni fiton në udhëtim ndaj Sevillas

Bayerni fiton në udhëtim ndaj Sevillas
(Foto: Getty Images)

Me rezultat 2-1, Bayern Munichu ka fituar përballë Sevillas në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Roman Sanchez Pizjuan.

Nikoqirët shënuan të parët me anë të Pablo Sarabias, i cili pranoi një top të mirë në zonë nga Sergio Escudero dhe realizoi (31′).


Goli i barazimit ishte një autogol i realizuar nga Jesus Navas (37′) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

(Foto: Getty Images)

Në pjesën e dytë, Thiago Alcantara e përmbysi rezultatin me një gol të shënuar me kokë (68′), pas asistimit nga Franck Ribery.

Të dyja skuadrat i patën rastet e tyre deri në mbyllje të takimit, mirëpo nuk u shënuan gola të tjerë.

(Foto: Getty Images)

Ky rezultat e favorizon Bayern Munichun për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, pasi në ndeshjen kthyese luan para tifozëve të vet.

Takimi tjetër ndërmjet bavarezëve dhe andaluzianëve zhvillohet në javën e ardhshme (11 prill) në Allianz Arena. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori