eksperti-banner

Algoritmi i Twitterit ka nervozuar faqen zyrtare të Bayern Munichut në versionin anglisht.

Ata i kanë sugjeruar atyre të ndjekin (follow) Cristiano Ronaldon në Twitter.


Dhe normalisht që kjo i ka nervozuar ata pasi ishte portugezi në dy ndeshje në çerekfinale klubit gjerman i ka shënuar pesë gola.

“Seriozisht, Twitter?”, ka shkuar llogaria e Bayerit në Twitter, ku i ka bashkangjitur ‘emoji’ të zemëruar.

Kundërshtari i Realit në gjysmëfinale është Atletico Madridi. /Telegrafi/

telegrafi sport app