Bayerni e njofton Manchester Unitedin për çmimin e Marcel Sabitzer
326:"LONDON, ENGLAND - APRIL 23: Marcel Sabitzer of Manchester United celebrates his sides victory after the penalty shoot-out during the Emirates FA Cup Semi Final match between Brighton & Hove Albion and Manchester United at Wembley Stadium on April 23, 2023 in London, England. (Photo by Craig Mercer/MB Media/Getty Images) 12:"Getty Images
Marcel Sabitzer ka bërë shumë mirë që nga huazimi te Manchester United në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori austriak iu bashkua Djajve të Kuq në afatin kalimtar të janarit pasi nuk kishte hapësira te Bayern Munich dhe ka qenë ndër lojtarët kryesorë të United në repartin e mesfushës.
Por rikthimi i tij në Munich duket se do të ndodh shkurtimisht, pasi Sabitzer nuk dëshiron të mbetet pjesë e Bayernit për pjesën tjetër të kontratës.
29-vjeçari ka bërë të qartë dëshirën e tij të qëndroj në Old Traford dhe tanimë dy klubet janë duke biseduar për të gjetur një marrëveshje.
Bayern Munich e ka njoftuar gjigantin anglez se për ta blerë përfundimisht Sabitzerin duhet të shpenzojë 25 milionë euro.