LAJMI I FUNDIT:

Bayern – Neuer, dështon marrëveshja për kontratë të re – portieri gjerman kërkoi të bëhej më i paguari në klub

Bayern – Neuer, dështon marrëveshja për kontratë të re – portieri gjerman kërkoi të bëhej më i paguari në klub
Manuel Neuer . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Manuel Neuer duket se do të largohet nga Bayern Munichu pas nëntë viteve qëndrim në Allianz Arena.

Portieri gjerman ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2021, por negociatat për marrëveshje të re kanë dështuar.


Neuer aktualisht ka një pagë prej 15 milionë euro neto në sezon dhe dëshira e tij është që të fitojë edhe më shumë.

Sport Bild ka zbuluar se palët kanë ndërprerë negociatat për dy arsyeje, e para për kërkesat financiare të lojtarit dhe e dyta për shkak se ai nuk pranon të pushoj në ndonjë ndeshje për t’i lënë hapësira portierit të ri Alexander Nubel.

Manuel Neuer . (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI)

34-vjeçari ka kërkuar të bëhet më i paguari në klub me një pagë vjetore prej 20 milionë euro në sezon, duke kaluar edhe Robert Lewandowskin.

Por kjo kërkesë e gjermanit është hedhur poshtë menjëherë dhe Bayern i ka bërë të qartë se nuk mund t’i ofrojë më shumë se 10 milionë euro në sezon, pasi ai është në vitet e fundit të karrierës.

Pas këtyre mosmarrëveshjeve, duket se e ardhmja e Neuerit është larg Munichut.

Chelsea në anën tjetër është duke bërë çmos që të nënshkruaj me portierin gjerman, pasi i kanë ofruar kontratë tri vjeçare me një pagë prej 12 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori