LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich ka hapur thesin, 70 milionë euro për De Ligt që të kompletohet mbrojtja

Bayern Munich ka hapur thesin, 70 milionë euro për De Ligt që të kompletohet mbrojtja

Bayern Munich ka vendosur që të investojë për ta bërë një skuadër të re, që do të kishte sukses edhe në Evropë.

Gjiganti gjerman ka siguruar deri më tani shërbimet e Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez për sezonin e ardhshëm, duke paguar 115 milionë euro për dy kampionët e botës me Francën.

Pavarësisht nënshkrimit me dy mbrojtës, bavarezët duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, pasi duan ta kompetojnë mbrojtjen.

Klubi gjerman ka bërë gati një ofertë për Matthijs de Ligt, që besohet të jetë më lartë se 70 milionë euro.

Sipas medieve gjermane, paratë nuk do të jenë problem për Bayernin, pasi dëshiron që mbrojtjen ta përtrijë tërësisht.

Jerome Boateng dhe Mats Hummels, shihen si e kaluar dhe pa të ardhme në klub, pasi në qendër i besohet Niklas Sules.

Në garë për De Ligt janë edhe Barcelona dhe Juventus, por me klubin blaugrana që duket më favorit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori