LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich futet fuqishëm në garë për Mason Mount

Bayern Munich futet fuqishëm në garë për Mason Mount

Sipas një raportimi nga The Times, Bayern Munich është duke konsideruar transferimin e yllit të Chelseat, Mason Mount.

Mesfushori, i cili shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit të ri të Bayern Munichut, Thomas Tuchel, pritet të ketë një tarifë transferimi prej rreth 70 milionë euro.


Mount, i cili luan kryesisht si mesfushor sulmues, nuk luan saktësisht një pozicion ku Bavarezët kanë nevojë.

Një formacion i tërë me yje që Chelsea planifikon t'i shesë në verë
Lexo po ashtu Një formacion i tërë me yje që Chelsea planifikon t'i shesë në verë

Klubi i Bundesligës thuhet se po monitoron nga afër situatën e 24-vjeçarit në Stamford Bridge, me shpresën se do të jetë në gjendje ta transferojë atë nëse Blutë nuk arrijnë të sigurojnë një rinovim të kontratës.

Mount do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij në qershor, dhe me ish-trajnerin e Chelseat, Tuchel, tani në stolin e Bayernit, ka kërkuar nga hierarkia të transferojnë atë në Allianz Arena.

Si mund të luajë Bayerni nën urdhrat e Tuchel nga sezoni i ri: Tri transferime nga Chelsea dhe një nga PSG
Lexo po ashtu Si mund të luajë Bayerni nën urdhrat e Tuchel nga sezoni i ri: Tri transferime nga Chelsea dhe një nga PSG

Kuptohet se Chelsea do të kërkojë ende një tarifë prej 70 milionë euro pavarësisht përfundimit të kontratës së Mount, me reprezentuesin anglez që konsiderohet të jetë një lojtar kyç për skuadrën e Graham Potter.

Thuhet se Tuchel do t’i jepet i njëjti lloj i rolit konsultativ në diskutimet e transferimeve që kishte Julian Nagelsmann. /Telegrafi/