Bayern Munichu ka regjistruar një triumf të jashtëzakonshëm në udhëtim te Mainz 05.

“Bavarezzët” dhuruan spektakël për të bërë një përmbysje të rrallë nga 3-0 në 3-4.


Vincente Kompany fillimisht vendosi t’i pushojë lojtarët kryesorë, duke vendosur vetëm tre nga formacioni i zakonshëm, me plot të rinj – kësisoj Mainz ishte larg më dominues.

Kohr pas asistimit të Sanos e zhbllokoi epërsinë (15’), ndërsa Nebel u përkujdes ta dyfishoi rezultatin (29’).

Krejt në fund, Becker përfitoi nga një top në vijë të rrjetës për ta dërguar rezultatin në 3-0 (45+2’).

Sidoqoftë, me inkuadrimin e dyshes Harry Kane e Michael Olise, Bayerni shfaqi fytyrë tjetër. Fillimisht Nikolas Jackson shënoi nga afërsia për ta ngushtuar epërsinë (53’).

Olise me një eurogol nga distanca u përkujdes për golin e dytë (73’), kurse brenda vetëm tre minutave dyshja Jamal Musiala e Harry Kane realizuan për përmbysjen e madhe (80’, 83’).

Bayerni kësisoj shkon në kuotën e 82 pikëve ndërsa Mainz renditet në pozitën e 10-të me 34 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app