LAJMI I FUNDIT:

Batistuta flet për Tottin dhe krahasimin e tij me Higuainin

Batistuta flet për Tottin dhe krahasimin e tij me Higuainin

Gabriel Omar Batistuta pranoi publikisht dy vjet më parë se një ditë kishte kërkuar t’i prisnin këmbët për shkak të dhimbjeve të forta e të vazhdueshme që i vinin nga gjunjët.

Karriera e shkëlqyer e futbollistit argjentinas kishte patur një faturë të rëndë shëndetësore për një prej goleadorëve më të mirë që ka pasur sporti më popullor në planet.


Ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Romës u rikthye në Firence në qytetin që i ka dedikuar jo pak nderime për një miqësore javën e ardhshme. “Batigol” nuk mundi të hiqte një paralele ironike mbi Francesco Tottin 40 vjeçar, por edhe mbi sulmuesit e kombëtares së Argjentinës.

Totti rekord në Serie A i cili vështirë se do thyhet ndonjëherë në të ardhmen
Lexo po ashtu Totti rekord në Serie A i cili vështirë se do thyhet ndonjëherë në të ardhmen

“Të shoh Totti-n të luajë ende në këtë moshë më shkakton vërtet inate të mëdha. Francesco është një figurë madhështore. Si futbollist e njohin të gjithë, por si njeri shumë pak dhe unë jam një prej tyre me fat”, tha Batistuta.

‘Mbreti i Romës’ që është më i rëndësishëm se Colosseumi dhe ylli i munguar te Galaktikët e Realit (Foto/ Video)
Lexo po ashtu ‘Mbreti i Romës’ që është më i rëndësishëm se Colosseumi dhe ylli i munguar te Galaktikët e Realit (Foto/ Video)

Ai shmangu krahasimet për pasardhësin e tij te Argjentina. “Higuain nuk është pasardhësi im. Këtë e thonë gazetat, por unë jo. Ndoshta është më i mirë ose ndoshta më i keq, por unë kam qenë Batistuta dhe i lumtur për këtë”, tha ish sulmuesi karizmatik.

Në mendjet e tifozëve kanë mbetur shumë gola mes të cilëve dhe një në “Camp Nou”, që heshti të gjithë stadiumin.

Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)
Lexo po ashtu Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)

Por këtë herë Batistuta do të provojë të zbresë në fushë për bamirësi. “Të hyj në stadiumin “Franchi” më shkakton gjithmonë emocione të mëdha, njësoj si ato që provoja kur isha lojtar. Shpresoj të hënë do shoh stadiumin plot”, tha Batistuta.

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori