LAJMI I FUNDIT:

Batatina me ankesa për humbjen e Llapit në derbi me Prishtinën

Batatina me ankesa për humbjen e Llapit në derbi me Prishtinën
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Llapi pësoi humbje 2-1 në shtëpi ndaj Prishtinës në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superliga.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina ka thënë se kundërshtari i tyre ka më shumë kohë që të përgatitet për ndeshje, ndërsa për ekipin e tij është një orar më i ngjeshur.


“Është hera e fundit që Llapi luan ndaj një kundërshtari që pushon një javë, ndërsa ne luajmë pas dy ditësh”, ka deklaruar ai pas ndeshjes për ArtSport.

Prishtina largohet me tre pikë nga Podujeva - merr fitore spektakolare në udhëtim te Llapi
Lexo po ashtu Prishtina largohet me tre pikë nga Podujeva - merr fitore spektakolare në udhëtim te Llapi

“Prishtina pushoi ndërsa ne luajtëm pas dy ditësh dhe ndikoi lodhja. Pjesa e parë na takoi neve, ndërsa pjesa e dytë ishte e jona. Shënoi Trimëror Selimi dhe më gëzoi shumë si trajner. Futbolli luhet një sezon”.

“Ka ndeshje tjera dhe do të luhen ndeshje edhe vitin tjetër. Neve na ka penalizuar lodhja ndaj Dukagjinit, prandaj do të shohim se do të luajë Prishtina me Dritën në mesjavë ndeshjen e mbetur. Disa skuadra pushojnë dhe disa po luajnë çdo të dytën ditë”.

“Nëse vazhdojmë kështu, do të krijohet një rrëmujë në kampionat. Ose të shtyhet komplet xhiroja ose të luajmë të gjitha ekipet, përveç Ballkanit. Jemi dakord që Ballkani të pushoj kur ka ndeshje në Evropë, por jo edhe klubet tjera. Prishtina nuk është që ka luajtur në ‘Santiago Bernabeu’. Ka luajtur në Ulpianë, Malishevë e gjithandej”, ka shtuar më tej Batatina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori