LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në Suharekë në kërkim të armëve ilegale

Bastisje në Suharekë në kërkim të armëve ilegale

Rreth orës 06:30 minuta, Policia e Suharekës ka kryer një bastisje në një shtëpi në fshatin Krushicë e Epërme e Suharekës në kërkim të armëve ilegale.

Në një njoftim për media thuhet se gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me pesë fishekë.


Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme. Rasti do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.