LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi po i shlyen borxhet e vjetra, klubi ka nisur të riorganizohet

Bashkimi po i shlyen borxhet e vjetra, klubi ka nisur të riorganizohet

Klubi i basketbollit, Bashkimi ka nisur të riorganizohet pas krizës financiare që kishte kapluar klubin prizrenas.

Ish-kampioni i Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje me FIBA-n për riprogramimin e borxheve ndaj basketbollistëve, Aleksandar Gruev e Ljubo Shamadan, të cilin ishin pjesë e këtij ekipi gjatë edicionit 2017\18.


“Arpagjik’t” kanë bërë të ditur se pagesat prej 18 mijë eurove do të bëhen brenda disa ditëve në mënyrë që të kenë të drejtë të marrin pjesë në Superligën e Kosovës dhe të bëjë transferime për edicionin e ri.

Gjithashtu klubi ka njoftuar se edhe në Administratën Tatimore të Kosovës ka arritur të paguajë shumën prej 12 mijë eurosh, në mënyrë që të zhbllokojë llogarinë e klubit për të funksionuar në mënyrë normale.

Postimi i plotë i Bashkimit

Te nderuar sportiste dhe sportedashes,
Sot nga ana e FIBA-s eshte konfirmuar qe KB Bashkimi-it i mundesohet riprogramimi i borxhit ndaj dy rasteve Gruev dhe Shamadan, borxh i sezonit 2017/2018 dhe i cili duhet te perfundohet ne afat prej 10 muajsh. Borxhe si ky dhe ai ndaj ATK (periudha 2012-2018) jane borxhe qe klubit i kane sjelle shume probleme ne aspektin e zhvillimit te metutjeshem.
Me anagazhimin e kryesise se tanishme kemi arritur qe ATK-s ti paguajme shumen prej 12,000.00€ ne menyre qe te debllokohet llogaria e cila e pamundeson funksionimin normal te klubit, me shprese qe ne ditet ne vijim BQK do te liroj llogarine. Ne anen tjeter borxhi ndaj lojtareve Gruev dhe Shamadan ka sanksionuar KB Bashkimin me mospjesmarrje ne ligen e Kosoves dhe ndalese te transferimeve te reja! Pritet qe te behet pagesa prej 18,000.00€ qe klubit ti mundesohet pjesemarrja ne gara dhe trenasferimi i lojtareve si vendas ashtu edhe te huaj!
KB Bashkimi ka filluar stervitjet javen e kaluar dhe po presim keto dy institucione FIBA dhe ATK te na lirojne nga bllokadat.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori