LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi pëson nga Beroe, e nis me humbje sezoni e ri në Ligën Ballkanike

Bashkimi pëson nga Beroe, e nis me humbje sezoni e ri në Ligën Ballkanike

Skuadra e Bashkimit e ka nisur me humbje aventurën në edicioni e ri të Ligës Ballkanike me ndeshjen që u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Prizrenasit patën për kundërshtar ekipin BC Beroe, nga Stara Zagora e Bullgarisë , nga i cili pësuan me rezultat 77-107.


Ekipi bullgar e nisi më mirë sfidën duke e fituar çerekun e parë me tri pikë epërsi (24:27).

Në dhjetëminutëshin e dytë, epërsia e mysafirëve ishte akoma më e lartë (21:30), ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rezultat 45-57.

Lajmet për Bashkimin
Lexo po ashtu Lajmet për Bashkimin

Edhe pas pjesës së dytë, bullgarët vazhduan të luanin më mirë duke e fituar fraksionin e tretë (17:24) dhe duke e ngritur akoma më shumë avantazhin.

Prizrenasit që janë edhe nënkampion të Ligës Ballkanike, nuk arritën të ndryshonin asgjë në çerekun e fundit (15:26), ashtu që e humbën sfidën me rezultat 77-107.

Krahas Bashkimit në Ligën Ballkanike në këtë edicion do të marrë pjesë edhe Z Mobile Prishtina. /Telegrafi/