LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi mund Sigal Prishtinën në Ligën Ballkanike (Foto/Video)

Bashkimi mund Sigal Prishtinën në Ligën Ballkanike (Foto/Video)

Bashkimi ka shënuar fitore në kuadër të Ligës Ballkanike.

Arpagjik’t kanë triumfuar para shikuesve të vetë në palestrën ‘Sezai Surroi’ kundër Sigal Prishtinës me rezultat 85:74.


Pjesa e parë i takoi vendasve në saje të basketbollistit amerikan, Kejuan Johnson, i cili në njëzet minutshin e parë realizoi 18 pikë.

Në fakt, çereku i parë u takoi kampionit aktual të kësaj lige, të cilët e përmbyllën me epërsi prej tetë pikëve, 25:17.

Por, vendasit u këndellën në dhjetë minutshin e ardhshëm duke i lejuar mysafirët të realizonin 12 pikë, ndërsa basketbollistët e Bashkimit shënuan 27 sosh për ta përmbyllur pjesën e parë në epërsi 44:37.

Edhe në pjesën e dytë vendasit treguan lojë më të mirë ndërsa te mysafirët ndikoi edhe loja e ndeshjes së shtunës kundër Pejës.

basketi-2

Portokallezinjtë e vazhduan me paraqitje të mirë edhe në çerekun e tretë dhe këtë dhjetë minutësh e fituan me rezultat 21:20, përkatësisht rezultati në semafor tregonte 65:57.

Megjithëse dhjetë minutshin e fundit e fituan mysafirët me , kjo nuk ishte e mjaftueshme për të korrur fitore dhe kështu, Bashkimi triumfoi me rezultat 85:74.

Basketbollisti më efikas Kejuan Johnson i Bashkimit me 29 pikë dhe tetë asistime ndërsa për Sigali Prishtinën ishte Malcolm Rhet dhe Andrew Lawrence me 16 pikë.

Kujtojmë se portokallezinjtë kanë tetë pikë prej gjashtë ndeshjeve ndërsa ‘Plisat’ kanë dy pikë në po aq ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori