LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi mposht Trepçën në “Minatori”

Bashkimi mposht Trepçën në “Minatori”
Foto/ Elvir Behrami

Bashkimi nga Prizreni ka arritur të fitojë në udhëtimin e saj në Mitrovicë ndaj Trepçës me rezultat 99-77.

Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë e barabartë me të dyja skuadrat që kanë arritur të tregojnë lojë të fortë dhe basketboll cilësor.


Çereku i parë i ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 21-21, ndërsa pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me dy pikë epërsi për mysafirët 45:43.

Në pjesën e dytë, Bashkimi arriti t’i ndez motorët dhe të thelloj epërsinë ndaj mitrovicasve, ku çereku i tretë përfundoi me epërsi prej dhjetë pikëve.

Çereku i katërt vetëm sa vulosi fitoren dhe lojën e mirë të Bashkimit që pas 40 minutave tabela shënonte për një fitore të thellë me rezultat 99-77. /Telegrafi/