LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fiton duelin ndaj Rahovecit në dramën në Prizren

Bashkimi fiton duelin ndaj Rahovecit në dramën në Prizren
(Foto: basketbolli.com/Shpend Ahmeti)

Një ndeshje interesante është zhvilluar ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit, ku triumfuan prizrenasit 86-83 (25:24, 18:31, 20:15, 23:13), në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i barabartë, ku tregon edhe rezultati 25:24 për vendasit. Vreshtarët ishin shumë më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në 13 pikë, kurse pjesa e parë përfundon 43-55.


Vendasit në periodën e tretë ishin për një nuancë më të mirë, duke e fituar 20:15, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:70.

Bashkimi me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e fundit, ku pesë minuta nga fundi arrin të kalojë në epërsi 76:75. Deri në fund u zhvillua një lojë dramatike, por Bashkimi triumfoi në fund me shifrat 86-83.

Te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 38 pikë dhe Sean Hoehn me 30, kurse te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 26 pikë dhe Isaiah Traylor me 17.

Bashkimi ka dhjetë fitore dhe nëntë humbje, kurse Rahoveci 12 fitore dhe shtatë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Triumfi i Manchester United në FA Cup shkakton pasoja të rënda për Chelsean

Triumfi i Manchester United në FA Cup shkakton pasoja të rënda për Chelsean

Premier League
Liverpooli futet në garë për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë

Liverpooli futet në garë për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë

Premier League
Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

La Liga
Ardhja e Mbappe dhe Endrick do t'ia ulë ndjeshëm minutat, dy klube spanjolle i afrohen Arda Gulerit

Ardhja e Mbappe dhe Endrick do t'ia ulë ndjeshëm minutat, dy klube spanjolle i afrohen Arda Gulerit

La Liga
Erik Ten Hag tregon tri blerjet që po planifikon t’i bëjë tek Man Unitedi sezonin e ardhshëm

Erik Ten Hag tregon tri blerjet që po planifikon t’i bëjë tek Man Unitedi sezonin e ardhshëm

Premier League

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori