LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit: Qytetarë, zvogëloni lëvizjet nëpër qytet për shkak të ndotjes së ajrit

Bashkia e Shkupit: Qytetarë, zvogëloni lëvizjet nëpër qytet për shkak të ndotjes së ajrit

Bashkia e Shkupit u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shfrytëzojnë transportin publik, të zvogëlojnë levizjet e tyre në hapësirë, përverç rasteve të patjetërsueshme, fëmijët e vegjël, shtatzënat, të sëmurët kronik dhe të moshuarit të mos dalin në rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo thirrje u drejtohte qytetarëve për shkak të nivelir të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet në pesë ditët e fundit. Bashkia kërkon që të mos lëvizet me automjete, nëse nuk është aq e nevojshme.


Ndër udhëzimet janë edhe respektimi i sinjalistikës për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese nëpër qytet dhe të mos përdoren kamionët që nuk kanë emetim të rregulluar të gazrave dëmtues në ajr.

Edhe në aspektin e ngrohjes, udhëzohen qytetarët që të përdorin dru të thatë, si edhe të mos përdoren lëndë djegëse, si goma, ambalazhe plastike, polisterol, drunj dhe mbetje mobiljesh, hedhurina të lyera me bojë, etj, që mund të ndihmojnë në ndotjen më të madhe të ajrit./Telegrafi/