LAJMI I FUNDIT:

Yulia me video prekëse i jep lamtumirën e fundit bashkëshortit, Alexeit Navalnyt: Do të dua përgjithmonë

Yulia me video prekëse i jep lamtumirën e fundit bashkëshortit, Alexeit Navalnyt: Do të dua përgjithmonë

Gruaja e Alexei Navanlyt, Yulia ka përkujtuar burrin e saj teksa ai është varrosur në një varrezë në Moskë, dy javë pas vdekjes në një nga burgjet ruse.

Yulia Navalnaya nuk ka qenë e pranishme në funeralin e burrit të saj pasi ndodhet jashtë Rusisë.

Megjithatë, ajo nuk ka harruar ta falënderojë Navalyn për siç i quan ajo “26 vitet e lumturisë absolute”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Në një mesazh që shoqërohej me një video në platformën X, ajo shkroi “Për dashurinë që më mbështeti gjithmonë, që më bëre për të qeshur edhe nga burgu, për faktin që ke menduar gjithmonë për mua”.

“Nuk di si të jetoj pa ty, do të përpiqem të të bëj të lumtur dhe krenar për mua. Nuk e di nëse do mund ta përballoj, por do të përpiqem”, shtoi Yulia.

Varroset kritiku i Putinit, Alexei Navalny - mijëra njerëz dolën në rrugë për t'i dhënë lamtumirën e fundit pavarësisht kërcënimeve të Kremlinit
Lexo po ashtu Varroset kritiku i Putinit, Alexei Navalny - mijëra njerëz dolën në rrugë për t'i dhënë lamtumirën e fundit pavarësisht kërcënimeve të Kremlinit

Duke theksuar pengjet që i kanë mbetur, historitë e pathëna, këngët e padëgjuara së bashku me Navalnyn ajo ishte e bindur se “ne do të takohemi patjetër një ditë”.

Gruaja e opozitarit më të madh rus e përmbylli postimin lamtumirës me këto fjalë “dhe me të vërtetë doja të të shikoja t’i dëgjoje ato, të qeshësh me mua, dhe më pas të më përqafoje. Do të të dua përgjithmonë. Pusho në paqe”.

Ndryshe, ish-kreu i opozitës është varrosur në varrezat Borisovskoye të kryeqytetit rus, Moskë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori