LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunoi me Drake e Alicia Keys, theu rekordin Guinness dhe fitoi çmimin Grammy – kush është Black Coffee i cili vjen sivjet në Sunny Hill?

Bashkëpunoi me Drake e Alicia Keys, theu rekordin Guinness dhe fitoi çmimin Grammy – kush është Black Coffee i cili vjen sivjet në Sunny Hill?

DJ i njohur botëror dhe njëherësh fitues i çmimit Grammy, Black Coffe do të vijë këtë vit në Sunny Hill Festival në Prishtinë.

Gjatë dy dekadave të fundit, DJ dhe njëherësh producenti i njohur Black Coffe ka qenë një nga emrat më të spikatur global të muzikës elektronike.


Në vitin 2022, ai fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë në kategorinë Best Dance / Electronic të titulluar ‘Subconsciously’.

Foto: Sunny Hill Festival / Instagram

Ai ka punuar me emra të shumtë të njohur sikurse Drake dhe Alicia Keyes. Ai madje ka kompozuar edhe albumin tejet të suksesshëm të Drake ‘Honestly Nevermind’.

Black Coffee gjithashtu bashkëpunoi me super-yllin ndërkombëtar Drake në hitin “Get it Together”.

Në vetëm disa vite, Black Coffee ka performuar në skena dhe evente të shumta të botës, duke përfshirë edhe festivalin Tomorrowland.

Ai në vitin 2010, kishte thyer rekordin Guinness pasi kishte luajtur muzikë për 60 orë. Black Coffee ishte DJ i parë i cili kishte luajtur për 60 orë me vetëm një dorë, duke qenë se tjetrën nuk mund ta lëviz për shkak të një incidenti që kishte pësuar në moshën 13-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Santiana Maloku tregon se është një myslimane e devotshme, ndërsa publikon fotografi duke kryer faljen e mëngjesit

Santiana Maloku tregon se është një myslimane e devotshme, ndërsa publikon fotografi duke kryer faljen e mëngjesit

Magazina
Jennifer Lopez shihet e vetme në New York, dyshohet se është ndarë nga Ben Affleck?

Jennifer Lopez shihet e vetme në New York, dyshohet se është ndarë nga Ben Affleck?

Magazina
Me pamje rinore dhe në top formë, Teuta Krasniqi duket tejet e freskët në fotografitë e fundit

Me pamje rinore dhe në top formë, Teuta Krasniqi duket tejet e freskët në fotografitë e fundit

Magazina
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Getinjo publikon fotografi nga

Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët

Magazina
Kalo në kategori