LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunëtori i drejtësisë Dumani nuk kursen as vëllain e tij: Ka qenë i përfshirë në atentatin e trefishtë në Bradashesh

Bashkëpunëtori i drejtësisë Dumani nuk kursen as vëllain e tij: Ka qenë i përfshirë në atentatin e trefishtë në Bradashesh

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani ka implikuar edhe vëllanë e tij në ngjarjet kriminale që kanë tronditur Shqipërinë.

Përballë hetuesve ai është shprehur se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk, ka qenë i përfshirë edhe vëllai i Nuredin Dumanit, Dashamir Dumani.


Dëshmia e Nuredin Dumanit trondit opinion publik në Shqipëri, tregon për vrasjen e nënës që kërkonte drejtësi për të birin
Lexo po ashtu Dëshmia e Nuredin Dumanit trondit opinion publik në Shqipëri, tregon për vrasjen e nënës që kërkonte drejtësi për të birin

Por sipas Dumanit, sqarime më të detajuara për atentatin mund të japë vetëm vëllai i tij, pasi ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, gjatë ballafaqimit që ka pasur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes Plumbi i Artë si informator në ekzekutimin e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar përpara hetuesve, se ai ka pasur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit në Elbasan.

Por, Gosa e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se ai nuk ka informacion me këto ngjarje dhe se nuk ka asnjë njohje me Nuredin Dumanin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori