LAJMI I FUNDIT:

Basha shënon gol të bukur për pikët e mbijetesës (Video)

Basha shënon gol të bukur për pikët e mbijetesës (Video)

Vullnet Basha ka qenë njeriu i ndeshjes për skuadrën e tij Ponferradina në Ligën e Dytë të Spanjës.

Mesfushori kosovar e ka nisur titullar si gjithnjë ndeshjen mes ekipit të tij Ponferradina përballë Numancias ku shënuan fitore minimale 1:0.

Basha në këtë takim ka qenë hero për vendasit pasi ka arritur të shënoi golin e vetëm në këtë sfidë, gol që kishte vlerën e tri pikëve.


Vëllai i vogël i Migjen Bashës, Vullneti realizoi një gol të bukur në minutën e 75-të, pas një asistimi nga shoku i skuadrës Jebor.

Ky ishte goli i dytë këtë edicion për Vullnetin, ndërsa pas kësaj fitore ekipi i tij është ngjitur në pozitën e 16-të me 31 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/