LAJMI I FUNDIT:

Basha në Mitrovicë: PD u rreshtua kundër copëtimit të Kosovës

Basha në Mitrovicë: PD u rreshtua kundër copëtimit të Kosovës

Pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, kreu i Partisë Demokratike (PD) Lulzim Basha tha se sot po viziton kryeqytetin e kombit shqiptar, Mitrovicën.

Bashi tha se është kënaqësi të kthehet në këtë qytet, derisa pati fjalë të mira për Agim Bahtirin, duke thënë se është ruajtur integriteti territorial të vendit.


“Sot mund të them se kryeqyteti i kombit është Mitrovica. Qëndrimi i juaj i qartë dhe i prerë, ka qenë i një vlere të jashtëzakonshme për të përcjellë vullnetin e vërtetë. Në këtë kuadër jam krenar që PD jemi bashkangjitur qëndrimit të drejtë kundër copëtimit të Kosovës dhe ruajtjes së integritetit territorial”, ka thënë Basha.

E Agim Bahtiri ka falënderuar Bashën për këtë vizitë, duke shtuar se në takimin e radhës pret që atë ta mirëpresë si kryeministër të Shqipërisë.

“Këtë herë e kam pritur si kryetar partie, e herën tjetër si kryeministër Shqipërie. Këtij vendi i nevojiten njerëz që janë në shërbim të qytetarëve”, tha Bahtiri.

Basha ka përsëritur edhe një herë se do të heq taksën në Rrugën e Kombit.

Për këtë tha se si shef i qeverisë, ky do të jetë vendimi i parë që do të marrë.

Basha tha se ka një plan konkret për raportet me Kosovën dhe se do të bashkëpunohet në fushën e energjisë dhe atë diplomatik.

Si kryeministër, Basha u zotua se do të ketë vëmendje speciale për Mitrovicën. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori