Basha deri dje u imponua te Zvicra, thotë babai i Valon Behramit

Në lidhje me deklaratat e Migjen Bashës pas paraqitjes së tij në kombëtare reagon babai dhe menaxheri i Valon Behramit, Ragipi.
"Ne e respektojmë flamurin kuqezi sepse jemi shqiptar, për rrethanat e krijuara që na kanë dërguar në emigracion për një jetë më të mirë, i dimë të gjithë. Unë mendoj se Basha pa arsye na ka implikuar në zgjedhjen e tij që ka bërë, të cilën e respektojmë", ka thënë Ragipi për Sporti1.
"Nuk e kuptojmë arsyen pse Basha e përmendet mbiemrin tonë, është po ky Basha që deri vonë ka pritur të përfshihet në kombëtaren e Zvicrës dhe vetëm kur ka parë se kjo nuk po ndodh i është imponuar kombëtares shqiptare. Ai puthë flamurin shqiptar kur deri dje ishte në pritje të Zvicrës dhe këtë e pranoi edhe vet deri sa tha se kishte konkurrencë e nuk mund të luante", deklaroi ai. /Telegrafi/






















































