LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu: Jam i bindur në rinovimin e Messit, Albas dhe Valverdes

Bartomeu: Jam i bindur në rinovimin e Messit, Albas dhe Valverdes
Lionel Messi - Jordi Alba (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është i bindur se Lionel Messi së bashku me Jordi Alban e Ernesto Valverden do të vazhdojnë të përfaqësojnë klubin Blaugrana në sezonet e ardhshme.

Një marrëveshje e re për sulmuesin argjentinas nuk është diskutuar zyrtarisht, por një rinovim i kontratës patjetër do të përpilohet sipas Bartomeut.


Janë bërë 15 vite prej se Lionel Messi e ka nënshkruar kontratën e parë profesionale, pjesa tjetër është histori
Lexo po ashtu Janë bërë 15 vite prej se Lionel Messi e ka nënshkruar kontratën e parë profesionale, pjesa tjetër është histori

“Leo Messi do të vazhdojë me ne”, ka thënë fillimisht Bartomeu për RKB.

“Ai është një lojtar i klubit tonë dhe bashkëpunimi do të vazhdojë përgjithmonë”.

Messi dhe Alba duke festuar një gol në këtë sezon (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Jordi Alba është një tjetër lojtar i cili do të vazhdojë të luajë për klubin katalunas dhe Bartomeu është optimist për një marrëveshje të re të spanjollit.

“Ai na ka thënë se dëshiron të vazhdojë. Ne i kemi ofruar atij një kontratë të re për pesë vjet dhe shpresoj që do të vazhdojmë të diskutojmë për marrëveshjen”, shtoi ai.

Bartomeu: Valverde dhe Alba do të dëshiroja të mbesin me ne
Lexo po ashtu Bartomeu: Valverde dhe Alba do të dëshiroja të mbesin me ne

Trajneri Ernesto Valverde është një tjetër individ që Bartomeu është i prirur të mbajë në klub pa marrë parasysh se çfarë ndodh këtë sezon.

Valverde dhe Messi (Foto: Getty Images/Guliver)

“Unë besoj se ai do të qëndrojë. Ai beson në lojtarët e tij dhe është vetëm sezoni i tij i dytë në krye të ekipi”.

“Qëllimi është të përfundojmë fortë sezonin dhe të fitojmë gjithçka. Besoj që ai të udhëheqë skuadrën dhe edhe nëse nuk fitojmë asgjë”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Real Madridi

Real Madridi "kërcënon" Mbappen para Kampionatit Evropian dhe Lojërave Olimpike

La Liga
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Kalo në kategori