LAJMI I FUNDIT:

Janë bërë 15 vite prej se Lionel Messi e ka nënshkruar kontratën e parë profesionale, pjesa tjetër është histori

Janë bërë 15 vite prej se Lionel Messi e ka nënshkruar kontratën e parë profesionale, pjesa tjetër është histori

Lionel Messi aktualisht është kapiten i Barcelonës, klub me të cilën është rritur, nga kategoritë e reja , deri këtu ku është sot.

Magjiku në fëmijërinë e tij kishte udhëtuar nga Rosario e Argjentinës, për tu bërë pjesë e akademisë më të madhe në botë, La Masia.

Pretendimet ishin të pakta për të, pasi ai ishte i shkurtër me trup, por koha e dëshmoi të kundërtën.

Ai arriti në vitin 2001 në Barcelonë, ku luajti në kategoritë e reja deri në vitin 2004. Lionel Messi e nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale për Barcelonën më 4 shkurt 2004.

Ai që nga ajo kohë ka fituar 32 trofe dhe pesë ‘Topa të Artë’, ndërsa debutimin tek ekipi i parë e ka bërë në vitin 2004.

Kur ishte 16-vjeç e bëri debutimin në minutën e 75 gjatë një miqësoreje ndaj Porto së Jose Mourinho më 16 nëntor 2003. Që nga ajo kohë, kalon te Barcelona B, por edhe në disa stërvitje javore me ekipin e parë.

Valencia dërgon spiun në stërvitjen e Barcelonës, maskota e tyre iu tregon se Messi është më i miri
Lexo po ashtu Valencia dërgon spiun në stërvitjen e Barcelonës, maskota e tyre iu tregon se Messi është më i miri

Ka qenë atë kohë, ish ylli i Barcelonës, Ronaldinho, u kishte thënë shokëve të tij se ai besonte se Lionel Messi do të bëhej një lojtar edhe më i mirë se sa vet ai.

Kur Messi nënshkroi kontratën e parë dhe klauzola?

Kontrata e parë profesionale e Lionel Messit për Barcelonën u nënshkrua më 4 shkurt 2004, e cila zgjaste deri në vitin 2012 dhe përmbante një klauzolë të blerjes fillestare prej 30 milionë eurosh.

Leo Messi . (Photo by Luis Bagu/Getty Images)

Gjatë sezonit 2004/05, Messi u kthye si startues në ekipin e Barcelonës B duke luajtur 17 ndeshje dhe duke shënuar gjashtë gola.

Kur përfundoi më në fund në ekipin e parë?

Arritja për Messin në ekipin e parë të Barcelonës erdhi në fund të tetorit 2004 nën drejtimin e Frank Rijkaard.

Gara për 'Këpucën e Artë' 2018-19: Messi, Mbappe, Ronaldo dhe të tjerët
Lexo po ashtu Gara për 'Këpucën e Artë' 2018-19: Messi, Mbappe, Ronaldo dhe të tjerët

Holandezi 56-vjeçar e solli Lionel Messin në krahun e djathtë, ndërsa Ronaldinhon e kaloi në të majtë.

Leo Messi në hapat e parë te Barcelona . (Photo by Luis Bagu/Getty Images)

Dhe më 16 tetor 2004, Lionel Messi bëri debutimin e tij në La Liga kundër Espanyolit, duke u futur në lojë në minutë e 82-të.

Dhe çfarë ka arritur Messi që nga nënshkrimi i parë i kontratës profesionale 15 vite më parë?

Pasi Lionel Messi nënshkroi kontratën e tij profesionale me Barcelonën 15 vjet më parë, ai ka regjistruar 664 ndeshje, ka shënuar 646 gola, ka dhënë 275 asistime, dhe ka fituar 32 trofe me klubin.

Ai ka fituar pesë ‘Topa të Artë’ dhe ka zhvilluar 128 ndeshje për ekipin e tij kombëtar, Argjentinën.

Lionel Messi ka fituar nëntë tituj të La Ligas, katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë Kupa të Mbretit.

Historia vazhdon… /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori