Dobësoni pjesën e barkut, rrumbullakoni vithet dhe kofshët, përmirësoni formën tuaj duke hequr të gjithë kilogramët e tepërt.
Strategjitë e dobësimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë. Si fillim provoni ushtrimet e mëposhtme.
Të rimodelojmë vithet
Pozicioni fillestar: rrini në këmbë sipër shkallëve, këmbët drejt dhe të bashkuara, shpinën mbajeni drejt dhe dorën e majtë vendoseni mbi parmakun e shkallëve.
Lëvizja: lëvizeni këmbën e djathtë ngadalë, duke e mbajtur të shtrirë nga pas, duke u përpjekur të mos ulni bustin nga ana e kundërt.
Përsëriteni ushtrimin 20 herë për çdo këmbë.
Të forcojmë muskujt e vitheve
Pozicioni fillestar: shtrirë në tokë, me krahë të shtrirë e të tendosur përgjatë trupit dhe me pëllëmbë drejtuar nga dyshemeja.
Lëvizja: Ngrini pjesën e legenit sa më lart që të jetë e mundur, duke kontraktuar muskujt e vitheve dhe më pas uluni vetëm disa centimetra nga toka.
Përsëriteni ushtrimin 20 herë.
Të rimodelojmë vithet, që të shmangim rënien e tyre
Lëvizja: ngrini sa më lart të jetë e mundur këmbën e djathtë, duke e përthyer këmbën nga e majta. Rrini në këtë pozicion për 5 sekonda. Rikthehuni në pozicionin fillestar.
Përsëriteni ushtrimin 10 herë nga secila anë.
Pozicioni fillestar: në këmbë, mbështetur mbi dorën e majtë në lartësinë e ijës dhe dorën e djathtë mbështetur tek ija, këmba e majtë drejt.
Të tonifikojmë kofshët
Pozicioni fillestar: qëndroni përballë një karrigeje, këmbën e djathtë mbështeteni mbi karrige, ndërsa këmbën e majtë vendoseni në tokë, e majta qëndron e shtrirë në majë të gishtave mbi dysheme, ndërsa shpina mbahet drejt.
Lëvizja: përthyeni këmbën e majtë sa më shumë të jetë e mundur. Ruajeni këtë qëndrim për 10 sekonda dhe më pas ndërroni këmbën.
Përsëriteni ushtrimin 5 herë për çdo këmbë.
Të tërheqim pjesën e brendshme të kofshëve
Pozicioni fillestar: Qëndroni drejt me këmbët e bashkuara, shpina drejt, ndërsa muskujt e barkut të shtrënguar, duart shtrijini përpara.
Lëvizja: përthyeni këmbën e djathtë me gjurin nga jashtë dhe vendoseni mbi kofshën e majtë me drejtim nga jashtë. Ruajeni këtë pozicion për dhjetë minuta. Më pas ndërroni këmbën.
Përsëriteni ushtrimin tri herë për secilën këmbë.
Të tërheqim pjesën e pasme të këmbës
Pozicioni fillestar: shtrirë në dysheme, këmbë të shtrira dhe të tendosura, duart drejt përgjatë trupit.
Lëvizja: duke marrë frymë thellë dhe me ngadalë, ngrini njërën këmbë drejt jush, por pa i ngritur vithet. gishtat e këmbës drejtuar nga koka. Ruajeni këtë 8 herë për secilën nga këmbët pa i ngritur vithet, gishtat e këmbës drejtuar nga koka.
Ruajeni këtë pozicion për 10 sekonda, përsëriteni ushtrimin 8 herë për secilën këmbë.
Të forcojmë muskujt e barkut
Pozicioni fillestar: shtrirë me shpinë, këmbët e shtrira dhe duart përgjatë trupit.
Lëvizja: mblidhni këmbën e majtë duke kapur gjurin me dorën e majtë dhe duke ngritur kokën, në të njëjtën kohë ngrini edhe këmbën e djathtë, të tendosur afërsisht 10 centimetra nga toka dhe lëvizeni lart e poshtë për 20 sekonda.
Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë për secilën këmbë.
Të forcojmë linjat e trupit
Pozicioni fillestar: shtrirë me shpinë, këmbë të bashkuara, mblidhuni në një mënyrë të tille që të formoni një kënd, me duar të kryqëzuara pas qafës, bust pak të ngritur nga toka, koka drejt dhe e ngritur nga toka.
Lëvizja: kthejini gjunjët nga e majta dhe vendosini në tokë, por pa lëvizur as qafën dhe as kokën, më pas përsëriteni ushtrimin nga e djathta duke pushuar pak midis dy lëvizjeve.
Përsëriteni ushtrimin 15 herë për secilën anë.
1,5 litra ujë në ditë!
Trupi ynë përbëhet nga më shumë se 60% ujë. Ai ruan disa rezerva ushqimore (sheqerna dhe yndyra), por, gjithashtu, duhet të rregullojë vazhdimisht nivelin e përgjithshëm të ujit të të gjithë organizmit.
Pra, pirja e ujit është e domosdoshme, sidomos kur bëjmë aktivitet sportiv pasi uji që përmbajnë ushqimet (frutat ose perimet) nuk është mjaftueshëm. Kështu që pini sa më shumë!
Bimët që ndihmojnë për të pasur një bark të sheshtë
Ekzistojnë shumë bimë që ndihmojnë për të pasur një bark të sheshtë. Ato mund t’i gjejmë ose në formë kapsulash ose në formën e çajit.
Të gjitha format janë shumë të efektshme:
• Për të pasur një bark të sheshtë mund të pini: karbon bimor, argjilë të bardhë, qimnon ose radhiqe.
• Për të tretur më mirë ushqimin mund të pini: angjinare, radhiqe të zeza, lule gojujku.
• Për të luftuar kolitin: fukus dhe fara liri.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si të ndërtoni muskuj shpejt: Pesë truqe për të gjithë ata që nuk po vërejnë rezultate
Çfarë duhet të bëni kur në rrugë gjeni mace të sapolindura?
“Split” sistemi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën