LAJMI I FUNDIT:

Bllokimi i Kuvendit, Bardhi: Nuk respektohet opozita, zero argument për moslejimin e komisioneve hetimore

Bllokimi i Kuvendit, Bardhi: Nuk respektohet opozita, zero argument për moslejimin e komisioneve hetimore

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se bllokimi i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë erdhi për pasojë të sjelljes arrogante të mazhorancës, e cila sipas tij nuk po lejon të respektohen as të drejtat kushtetuese të opozitës.

Bardhi u shpreh gazetarëve se nuk ka asnjë shpjegim se përse nuk po lejohet hetimi parlamentar që kërkohet nga opozita për koncesionet në shëndetësi, vendimmarrjet e ekzekutivit, apo ndërhyrjen në sistemin TIMS.


Fiken dritat në Kuvend, Berisha mban fjalim në errësirë
Lexo po ashtu Fiken dritat në Kuvend, Berisha mban fjalim në errësirë

“Të shpjegojnë përse nuk lejojnë kontroll parlamentar për ndërhyrjen në TIMS. Pse nuk lejohet hetimi për 4 kontratat në shëndetësi. Ka zero shpjegim. Pse nuk lejohet komisioni hetimor për vendimmarrjet e ekzekutivit. Opozitës nuk i lejohet të propozojë anëtarët që dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore. Jemi nxitur të mos lejojmë vijimin normal të seancës. Do të donim të përballnim idetë, por kur na mbyllin çdo rrugë institucionale, padyshim që kuvendi nuk mund të funksionojë normalisht. Kjo betejë është për të kthyer normalitetit dhe pluralizmin në parlament. E drejta e opozitës për komision parlamentar është e përfshirë në ligj. Këto janë arsyet përse nuk lejuam të nisi Kuvendi”, tha Bardhi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori