LAJMI I FUNDIT:

Bardhi dhe Majk paralajmërojnë këngën e re me protagoniste në klip Kejvina Kthellën

Bardhi dhe Majk paralajmërojnë këngën e re me protagoniste në klip Kejvina Kthellën

Vera po afron dhe bashkë me kohën e nxehtë po vijnë edhe një sërë projektesh të reja.

Pas disa këngëve e bashkëpunimeve që janë lansuar deri më tani, një tjetër duket se është rrugës.


Bëhet fjalë për një duet në mes reperit Majk dhe artistit tjetër të njohur, Bardhyl Idrizi – Bardhi.

Bardhi (Foto: Screenshot/Instagram)

Të njëjtit duket se kanë nisur xhirimet e videoklipit të ri, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Majk dhe Gjiko sjellin këngën e re "Kce Kce"
Lexo po ashtu Majk dhe Gjiko sjellin këngën e re "Kce Kce"

Të dy, Majk dhe Bardhi, kanë shpërndarë në InstaStory fotografi të modeles Kejvina Khella që tregojnë se është pjesë e klipit.

Bardhi (Foto: Screenshot/Instagram)

Kjo nuk ka dyshim se do të jetë një nga hitet e verës, marrë parasysh famën dhe suksesin e dyshes së njohur.

Majk dhe Bardhi këtë kohë kanë qenë aktiv edhe më prurje të tjera muzikore që kryesisht janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

Majk (Foto: Screenshot/Instagram)