LAJMI I FUNDIT:

Barcelona vazhdon rekordin e qind për qind në La Liga, fiton ndaj Las Palmasit në Camp Noun e zbrazët (Video)

Barcelona vazhdon rekordin e qind për qind në La Liga, fiton ndaj Las Palmasit në Camp Noun e zbrazët (Video)

Barcelona ka fituar me lehtësi ndaj Las Palmasit me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit spanjoll, La Liga.

Gjiganti katalunas ka kryer detyrën ndaj Las Palmasit, duke fituar edhe ndeshjen e shtatë nga po kaq ndeshje në kampionat.


Ndeshja e zhvilluar në Camp Nou deri në fund ishte në dyshim të luhet për shkak të sigurisë, pasi në Kataluni është duke u bërë referendum për pavarësim nga Spanja.

Camp Nou i zbrazët, ashtu siç nuk jemi mësuar ta shohim!

Pjesa e parë e ndeshjen përfundoi pa gola, me Barcelonën që pati rastin më të mirë me Lionel Messin (22’), por pa arritur të shënoj.

Në këtë pjesë lojtarët katalunas ishin shumë të nervozuar, dhe këtë më së miri e tregon ndëshkimi i katër futbollistëve me kartonë të verdhë.

Festa e Busquetsit

Në pjesën e dytë, Barcelona hyri e motivuar duke arritur të dominoj plotësisht dhe golin e parë e gjetën pas vetëm katër minutave, kur Sergio Busquets shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Lionel Messit.

Ylli argjentinas pas asistimit arriti të gjej edhe golin, kur në minutën e 71-të shënoi një gol të bukur duke kaluar portierin kundërshtar me lehtësi pas asistimit të Denis Suarez.

Messi kaloi me lehtësi portierin te goli i parë i tij!

Messi shënoi edhe golin e 3-0 për katalunasit pas vetëm gjashtë minutave dhe kësaj radhe u tregua i saktë përball portierit pas asistimit të Luis Suarezit.

Ylli argjentinas shënoi dy gola

Deri në fund të ndeshjes, Barça pati edhe disa raste për të thelluar epërsinë, por që nuk u konkretizuan dhe në fund fituan me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitore, Barcelona vazhdon kryesimin e qind për qind, me 21 pikë nga shtatë ndeshje dhe javën e ardhshme luan në udhëtim te Atletico Madridi, ndërsa Las Palmasi renditet në vend të 17-të me gjashtë pikë dhe e pret në shtëpi Celta Vigon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Kalo në kategori