Barcelona synon t'i fitojë 300 milionë euro nga shitjet këtë verë
367:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 03: Lionel Messi of Barcelona celebrates after scoring his team's third goal with teammates Luis Suarez, Philippe Coutinho and Ivan Rakitic during the Group B match of the UEFA Champions League between Tottenham Hotspur and FC Barcelona at Wembley Stadium on October 3, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images) 12:"Getty Images
Barcelona thuhet se shpreson të mbledhë 300 milionë euro nga shitjet e lojtarëve këtë verë për të financuar një zbavitje tjetër të konsiderueshme të shpenzimeve.
Gjigantët e La Ligas tashmë janë zotuar të paguajnë 75 milionë euro për mesfushorin e Ajaxit, Frenkie de Jong, ndërsa edhe objektiva tjerë kanë në mendje.
Por, për të financuar objektivat tjerë Barcelona synon të shes disa nga yjet e ekipit dhe të fitojë 300 milionë euro.
Sipas ESPN FC, Barça është e gatshme të ndahet me Philippe Coutinhon, Samuel Umtitin dhe Ivan Rakitic, dhe të gjithë ata që nuk figurojnë në planet e Ernesto Valverdes.
Coutinho ka luftuar për kohë dhe formë që nga bashkimi i tij nga Liverpooli dhe mund të shitet për 100 milionë euro, ku PSG dhe klubet e Ligës Premier janë të interesuara.