LAJMI I FUNDIT:

Barcelona pritet të shesë nëntë lojtarë këtë verë

Barcelona pritet të shesë nëntë lojtarë këtë verë

Barcelona luan ndeshjen e fundit të sezonit kundër Valencias në finalen e Copa del Rey të shtunën mbrëma, por për deri në nëntë lojtarë të tyre mund të jetë ndeshja e tyre e fundit për ekipin e Ernesto Valverdes.

Barcelona mund të përfundoj sezonin me dy tituj, La Ligan dhe Copa del Rey, por edhe ky po cilësohet zhgënjim pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.


Në fillim të sezonit Lionel Messi ka thënë se objektivi kryesor i klubit këtë sezon ishte për të sjellë në shtëpi Ligën e Kampionëve për herë të parë pas katër viteve, por nuk ia arritën.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri me tri transferime
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri me tri transferime

Valverde është i etur për t’i dhënë fund dështimit të klubit në garën e madhe ekipore evropiane dhe po synon revolucion për sezonit të ardhshëm.

Coutinho dhe Rakitic pritet të jenë largimet më të bujshme (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ai dhe Barcelona tashmë kanë filluar ndërtimin e skuadrës me Frenkie de Jong që tashmë është konfirmuar si transferim nga Ajaxi.

Antoine Griezmann mund të bashkohet dhe Matthijs de Ligt është gjithashtu i lidhur fort me transferimin në Camp Nou.

Mësohet arsyeja pse Griezmann vendosi të largohet nga Atletico për t'u transferuar te Barcelona
Lexo po ashtu Mësohet arsyeja pse Griezmann vendosi të largohet nga Atletico për t'u transferuar te Barcelona

Sipas gazetës Sport, afrimi i këtyre tre yjeve do të thotë se dera e largimit mund të jetë më e ngarkuara në vitet e fundit, pasi pritet të largohet nëntë lojtarë.

Gazeta spanjolle raporton se Jasper Cillessen, Jeison Murillo, Thomas Vermaelen, Samuel Umtiti, Rafinha, Ivan Rakitic, Malcom, Philippe Coutinho dhe Kevin Prince Boateng nuk do të jenë në klub sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Umtiti pritet të largohet gjithashtu (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori