LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po mendon rikthimin e Grimaldos

Barcelona po mendon rikthimin e Grimaldos

Alejandro Grimaldo është duke vazhduar formën e mrekullueshme me gjigantin portugez Benfica.

Mbrojtësi i majtë spanjoll që nga viti 2016 është bashkuar me Benfican dhe ka shkëlqyer duke mbajtur formë konstante.


Por lojtari mund të rikthehet në Camp Nou pas gjashtë viteve të kaluara në elitën e futbollit portugez.

Barcelona ka ngjallur interesimin për anësorin të cilin e shohin si zëvendësuesin adekuat të Jordi Albas.

Katalunasit janë duke tentuar transferimin e lojtarit të cilit i skadon kontrata në verën e vitit 2023 dhe ai nuk e ka ndërmend të vazhdoj atë.

“Barcelona është shtëpia ime dhe kurrë nuk do t’ia mbyll dyert. Do të isha i lumtur të kthehesha një ditë”, kishte deklaruar Grimaldo disa javë më parë.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Xavi e pëlqen shumë anësorin dhe synon ta ketë në skuadër, nëse jo tani nga janari së paku nga vera e vitit 2022.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje me fanellën e Benficas në të gjitha garat, ku ka shënuar katër gola e ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori