LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mohon të ketë thyer ndonjë rregull në lidhje me Rabiotin

Barcelona mohon të ketë thyer ndonjë rregull në lidhje me Rabiotin

Klubi katalunas është sulmuar nga Paris-Saint Germain në lidhje me bisedimet me Adrien Rabiot, por Barcelona ka mohuar të ketë thyer ndonjë rregullore.

Për të mbrojtur çdo parregullsi të mundshme të kryer gjatë negociatave për nënshkrimin e Rabiot, Barcelona ka lëshuar një deklaratë.


Klubi katalunas pranoi se kishte kontaktuar me mesfushorin francez, por mohon se ka arritur një marrëveshje me lojtarin.

Drejtori sportiv i PSG-së, Henrique: Rabiot na mashtroi, është mos respekt për klubin dhe tifozët
Lexo po ashtu Drejtori sportiv i PSG-së, Henrique: Rabiot na mashtroi, është mos respekt për klubin dhe tifozët

Kjo është deklarata e plotë e Barcelonës:

Para se lajmi të shfaqej në Francë, FC Barcelona deklaron se nuk ka shkelur asnjë rregullore lidhur me nënshkrimin e lojtarëve të PSG-së.

Kontaktet e vetme u zhvilluan në muajin gusht dhe përsëri një javë më parë.

Në të dy rastet, kontaktet u bënë me zyrtarët sportivë të PSG-së për të treguar interesimin e FC Barcelona në lojtarin Adrien Rabiot.

Barcelona bënë ofertën e parë në drejtim të Rabiotit
Lexo po ashtu Barcelona bënë ofertën e parë në drejtim të Rabiotit

FC Barcelona gjithmonë ka dashur të punojë me transparencë maksimale në marrëdhëniet me PSG-në dhe me ndonjë klub tjetër.

FC Barcelona mohon ekzistencën e çdo lloj marrëveshjeje me lojtarin e PSG-së Adrien Rabiot.

/Telegrafi/