LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mendon transferimin e mesfushorit Carlos Soler

Barcelona mendon transferimin e mesfushorit Carlos Soler

Barcelona është duke peshuar një lëvizje për mesfushorin spanjoll të Valencias, Carlos Soler.

Sipas gazetës Sport, Barcelona e pëlqen Solerin, por nënshkrimi i tij nuk është prioritet nëse nuk ka një largim të papritur në mesfushë.


Lojtari i Valencias ka ‘OK’-in nga stafi stërvitor dhe komiteti i nënshkrimit dhe Barça është e informuar se si mund ta kryejë operacionin, por gjithçka varet nga Frenkie de Jong ose nga një shitje tjetër e madhe.

Barça e sheh Solerin si një lojtar të nivelit të lartë me një kapacitet konkurrues që do të përmirësonte skuadrën.

[related-to url=”https://telegrafi.com/de-jong-drejt-largimit-barcelona-arrin-marreveshje-zevendesuesin-e-holandezit/”

Nënshkrimi i tij është në tavolinë dhe mund të aktivizohet nëse mesfusha ka nevojë për përforcim.

Reprezentuesi spanjoll ka një vit kontratë me Valencian dhe nuk e ka rinovuar atë.

Klubi është në një krizë institucionale dhe Soler dhe Jose Luis Gaya mund të lejohen të largohen. Valencia e Peter Lim ka nevojë për shitje para 30 qershorit.

Gjithçka është në akull për momentin derisa të hapet tregu. Megjithatë, Soler ka oferta të tjera dhe nuk do të presë përgjithmonë.

Kampi i tij e di për interesin e Barçës, por edhe për efektin domino të nevojshëm që ata të bëjnë hapin tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori