Barcelona marshon drejt titullit, fiton edhe ndaj Osasunas

Barcelona ka vazhduar me fitore, këtë herë duke mposhtur në udhëtim Osasunan.
Skuadra katalunase triumfoi me rezultat të ngushtë 1-2, sfidë që rezultoi të jetë mjaftë e baraspeshuar.
Osasuna ishte edhe më e mirë në pjesën e parë për të pasur disa raste, që Garcia faktikisht nuk ia doli t’i konkretizojë.
Barcelona si gjithnjë e mbajti posedimin mirëpo brenda 45 minutave të parë nuk kishte asnjë goditje në portë.
Ishte Robert Lewandowski që e zhbllokoi epërsinë për të realizuar me kokë pas një harkimi të Marcus Rashford (81’).
Ndërsa, pesë minuta më vonë Ferran Torres u përkujdes për golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë (86’).
E tëra që bëri Osasuna ishte goli i nderit falë Raul Garcia, që realizoi me kokë pas harkimit të Bretones (89’).
Kësisoj, Barcelona tani ka 88 pikë ndërsa Osasuna zë pozitën e 10-të me 42 sosh./Telegrafi/



















































