LAJMI I FUNDIT:

Barcelona fiton me rezultat bindës ndaj Villarealit – Messi ia mohoi het-trikun Ansu Fatit

Barcelona fiton me rezultat bindës ndaj Villarealit – Messi ia mohoi het-trikun Ansu Fatit
Foto: FC Barcelona

Barcelona e ka demoluar Villarealin në kuadër të javës së tretë në La Liga, pasi fitoi 4-0.

Ansu fati e hapi llogarinë e golave për skuadrën katalunase, duke shënuar në minutën e 15-të me një asistim të Jordi Albas.


Katër minuta më vonë, sulmuesi me pasaportë spanjolle e shënoi edhe golin e tij të dytë në këtë takim, ndërsa Philippe Coutinho ishte asistuesi.

Shansi për gol i erdhi edhe Lionel Messit që shënoi në minutën e 35-të nga një penallti e fituar nga Ansu Fati.

Kur po përfundonte pjesa e parë e takimit, Pau Francisco Torres (45’) shënoi auto-gol, për t’i dhuruar Barcelonës edhe golin e katërt.

Pjesa e dytë dukej disi më e ngadaltë, mirëpo rastet për gol nuk munguan.

Lojtarët e Barcelonës shpërdoruan disa shanse të arta, por dukej se ishin të kënaqur me katër golat e shënuara.

Pas javës së tretë, Bluagranasit morën tri pikët e para në këtë edicion, shkaku që ishte edhe takimi i tyre i parë, gjersa gjenden në vendin e dhjetë. /Telegrafi/