Barcelona feston titullin e 29-të në La Liga

Barcelona ka siguruar titullin e kampionit në La Liga pas fitores 2-0 ndaj Real Madrid në El Clasico, të zhvilluar në Spotify Camp Nou.
Katalanasit e mbyllën llogarinë e titullit në një ndeshje vendimtare, ku dominuan dhe administruan me qetësi avantazhin gjatë gjithë sfidës. Pas vërshëllimës së fundit, në Camp Nou shpërtheu një festë e madhe, me tifozë dhe lojtarë që festuan gjatë gjithë natës kurorëzimin si kampionë të Spanjës.
Në stadium u zhvillua edhe ceremonia zyrtare e ngritjes së trofeut të La Ligas, ku skuadra katalanase ngriti kupën përpara mijëra tifozëve, duke vulosur një sezon të suksesshëm në mënyrë spektakolare.
We love you sooooo much, Hansi! ❤️ pic.twitter.com/gQQPnBXFKW
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 10, 2026
Fitorja u arrit falë golave të Marcus Rashford dhe Ferran Torres, të cilët vendosën fatin e El Clasicos dhe të gjithë kampionatit.
Ky është titulli i 29-të në histori të La Ligas për Barcelonën, duke konfirmuar edhe një herë dominimin e klubit në futbollin spanjoll.
Ndërkohë, ky është titulli i dytë radhazi për trajnerin Hansi Flick, i cili vazhdon të shkruajë histori në krye të skuadrës katalanase. /Telegrafi/
🏆 ¡CAMPEONES, CAMPEONES, OÉ, OÉ, OÉ!
LALIGAEASPORTS | DesenlaceLALIGA | ELCLÁSICO | @FCBarcelona_es pic.twitter.com/oDsqlGwkzP
— LALIGA (@LaLiga) May 10, 2026





















































