eksperti-banner

Barcelona ka zbuluar fenellat e reja për sezonin e ardhshëm.

Për herë të parë në histori, gjiganti katalunas do të luajë me fanellat në formë të katrorëve, e cila i ngjan shumë ekipit kombëtar kroat.


Për shkak të kësaj, Federata e Futbollit të Kroacisë ka reaguar duke i dërguar një mesazh kampionit spanjoll.

barca 1

"Provë e mirë, Barcelona, por ju nuk mund të tejkaloni kuqe e bardhët - dhe ne jemi të sigurt se Ivan Rakitic do të jetë i lumtur me fanellën e re!", shkroi në reagimin e HNS-ë.

Mbetet të shihet nëse do të reagojnë blaugranat pas këtij “provokimi” të kombëtares së Kroacisë.

Ndryshe, Kroacia është e njohur për këto fanellë dhe në bazë të saj ka marrë nofkën “katrorët”. /Telegrafi/

telegrafi sport app