LAJMI I FUNDIT:

Barça – Atletico fillon me një minutë heshtje për Astorin dhe legjendën Quini

Barça – Atletico fillon me një minutë heshtje për Astorin dhe legjendën Quini
Foto: SportsCenter - Twitter

Derbi mes Barcelonës dhe Atletico Madridit ka filluar me një minutë heshtje.

Kjo për figurën e Enrique Castro Quini, i cili vdiq së fundmi në Gijon pas një sulmi zemër. Spanjolli luajti në 100 ndeshje për klubin katalunas nga viti 1980=84 dhe kishe shënuar 54 gola.


Banderola e hapur për nderë të figurës së Quinit (Foto: Barcelona Twitter)

Por, një minutë heshtje u mbajt edhe për Davide Astorin, që vdiq në mëngjesin e së dielës, pak orë para ndeshjes Fiorenina – Udinese.

Astori ishte kapiten i Violas dhe një nga lojtarët më të respektuar në futbollin italian dhe si pasojë e kësaj janë anuluar gjithë ndeshjet e Serie A dhe B për ditën e diel.

Nainggolan shkruan për mikun e tij të ngushtë Astorin: Ishe lojtar dhe njeri i madh, ende nuk mund të besoj
Lexo po ashtu Nainggolan shkruan për mikun e tij të ngushtë Astorin: Ishe lojtar dhe njeri i madh, ende nuk mund të besoj

Përballja mes Barcelonës dhe Atleticos është vendimtar e për luftën drejt titullit.

Aktualisht klubi katalunas renditën në vendin e parë me 66 pikë, kurse ajo madrilene në të dytën me 61 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubi nga Camp Nou është ndaj Malagas, kurse Atletico pret Celta Vigon. /Telegrafi/