LAJMI I FUNDIT:

Barbekju

Barbekju

Për 4 persona

Materialet


* 400 gr. mish pule (nga gjoksi) 400 gr.
* 400 gr. mish viçi
(të gjitha këto në fileta)
* 2 speca jeshilë, 2 të kuqë, 2 të verdhë.
* 4 kunguj të vegjël, të prerë në rrathë
* 2 qepë të prerë në rrathë
* 16 kërpudha të prera në fetë të holla
* 4 karota të grira
* 120 ml. vaj ulliri
* piper i zi (kokërr)

Përgatitja

Në fillim skuqni mishrat duke hedhur në një tenxhere përveç tyre edhe vajin e ullirit, 2 qepët e prera hollë, piperin e zi (kokërr) si dhe kripën. Pasi mishi të ketë marrë ngjyrë shtoni në të specat, kungujt dhe kërpudhat. Nëse mishi ka shumë lëng mund të hidhni pak miell (por mos e teproni). E shërbeni në pjatë me pite të pjekura.

Salca barbekju

Për 4 persona

Materialet

* 1 qepë e madhe (prerë në feta shumë të holla)
* 100 ml. uthull
* 1 lugë gjelle mjaltë
* 1 lugë kafeje me kripë
* 100 gr. salcë domateje

Përgatitja

Në temperaturë mesatare zieni uthullën së bashku me qepën, derisa të mbetet gjysma e saj (uthullës). Më pas shtoni materialet e tjera dhe i zieni të gjitha për 5-6 minuta. Salca barbekju, që të bëhet e mirë, kërkon salcë domateje të cilësisë shumë të mirë. Salca "humbet" gjatë pjekjes dhe në fund nuk peshon më shumë se 200 gr. /Telegrafi/