LAJMI I FUNDIT:

Barbariteti i prerjes dhe zierjes së kokave të njeriut

Barbariteti i prerjes dhe zierjes së kokave të njeriut

Edith Durham ka shkruar për prerjen e kokave si një veprim barbar që është zbatuar në Evropë deri në shekullin XIX, kurse në Ballkan edhe gjatë fillimit të shekullit XX. Në luftërat ballkanike Durham ka dëshmuar me fotografi kur malazezët dhe serbët ua prisnin kokat shqiptarëve dhe buzët së bashku me hundën. Ata këtë barbari e bënin kur viktimat e tyre kishin vdekur.

Edith Durham për traditat barbare serbe e malazeze: Gjahu për prerjen e kokave në Ballkan
Lexo po ashtu Edith Durham për traditat barbare serbe e malazeze: Gjahu për prerjen e kokave në Ballkan

Durham me siguri ka menduar se luftërat ballkanike kanë shënuar fundin e këtij akti jonjerëzor. Në fakt, kjo barbari në formë edhe më mizore e bizare është shprehur edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sllobodan Jovanoviq, një ndër komandantët e njësive speciale të policisë serbe që kishte vepruar duke bërë krime të luftës në Kosovë, ka dëshmuar se si anëtarët e njësisë së tij kanë prerë koka. Fjala është për rastin që kishte ndodhur në Rahovec kur një polic serb ia kishte prerë kokën një shqiptari dhe pastaj atë e kishte zier për disa ditë për t’ia nxjerrë dhëmbët e arit dhe nga kafka për të krijuar llambë tavoline. Ky është rast që i tejkalon të gjitha barbaritë. Në anën tjetër rasti dëshmon për pakufishmërinë e mendjes së njeriut që e shtynë të veprojë në mënyrë të paimagjinueshme jonjerëzore.


Krenaria që nuk duhet përdhoset edhe për së vdekuri: “Stilet” e harruara të flokëve ndër shqiptarë! (Foto)
Lexo po ashtu Krenaria që nuk duhet përdhoset edhe për së vdekuri: “Stilet” e harruara të flokëve ndër shqiptarë! (Foto)

Në fakt, prerja dhe zierja e kokës nuk është rasti i parë që ka ndodhur në Evropë. Një dëshmi të këtij barbariteti e sjell edhe Simon Murray, një anglez i cili ka qenë ushtar, më vonë edhe oficer, i Legjionit Francez për të Huajt. Njësia e tij ka vepruar në Algjeri gjatë luftës së këtij vendi për pavarësim nga Franca. Përjetimet e tija ai i përshkruan në librin (autobiografi) të titulluar ‘Legionnaire’ (Legjionari). Ky libër ka shërbyer si skenar për filmin ‘Deserter’ (Dezertori) që është xhiruar në vitin 2002 nën regjinë e Martin Huberty.

Murray dëshmon për francezët e ‘kulturuar’ se si i persekutonin dhe i vrisnin në mënyrë barbare popullatën civile algjeriane. Ai dëshmon edhe për një rast të ngjashëm me këtë të Rahovecit. Disa oficerë francez, kokat e prera i ziejnë në një kazan për të bërë supë ose gjellë. Këtë e bëjnë me qëllim që t’i shpotisin ushtarët.

Mendja që ndikohet nga propaganda armiqësore e shtynë ‘njeriun’ ta konsideroj ‘armikun’ si jonjeri ose shtazë, dhe si rezultat, të bëjë edhe kësi veprime. /Telegrafi/