eksperti-banner

Anglia dhe Brazilia nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol duke u ndarë në barazim.

Pjesa e parë e zhvilluar mes dy kombëtareve të mëdha, jo që nuk solli gola, po as raste të mira.


Në pjesën e dytë skuadrat u hapën paksa.

Philippe Coutinho ishte i pari që rrezikoi, por Joe Hart ishte në vend.

1510693994786 lc galleryImage LONDON ENGLAND NOVEMBER 1

Brazili ishte më i mirë dhe arriti të krijojë edhe raste të tjera. Fillimisht provoi edhe Fernandinhon, pastaj edhe Willian, por pa sukses.

Paulinho ishte afër golin në minutën e 85-të, por portieri Hart ishte heroik dhe nuk lejoi golin.

1510695821441 lc galleryImage England V Brazil Friendly

Deri në fund nuk kishte më raste dhe kombëtaret e njohura u desh të pajtohen me barazim. /Telegrafi/

telegrafi sport app