Përballja në mes këtyre dy skuadrave të mëdha në futbollin tonë, është përshkruar më lojë mjaft të bukur nga futbollistët e të dy skuadrave.

Golat për ‘minatorët’ i shënuan Musa dhe Baliqi, ky i fundit shënoi një super gol.

Ndërkaq, për skuadrën e Bylbyl Sokolit, Latifi shënoi dygolësh duke ia siguruar një pikë prishtinasve nga ky udhëtim i vështirë.

Ndërkohë, Drita dhe Trepça ndanë pikët duke luajtur pa gola. Bazuar në lojën e shfaqur, rezultati i barabartë është epilog real i asaj çfarë treguan të dy skuadrat në terren.

Pikët janë ndarë edhe në Pejën në mes Besës dhe Ferronikelit me rezultat 1-1.

Duraku shënoi për pejanët nga pika e bardhë, ndërsa skuadra e Drenasit përmes autogolit të Hasanit mori një pikë nga ‘Shahin Haxhiislami’./KosovaPress/Telegrafi/


Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 14-të

Rezultatet

Trepça ’89-Prishtina 2-2

Besa-Ferronikeli 1-1

Drita-Trepça 0-0

Drenica-Ferizaj 1-0

Hajvalia-Vëllaznimi 1-0


Tabela

1. Ferronikeli 26

2. Hajvalia 24

3. Trepça ’89 23

4. Prishtina 23

5. Llamkos Kosova 21

6. Drenica 20

7. Besa 20

8. Vëllaznimi 16

9. Istogu 15

10. Trepça 13

11. Drita 13

12. Ferizaj 12

telegrafi sport app