LAJMI I FUNDIT:

Bankat britanike do të hetohen për hendekun gjinor të pagave

Bankat britanike do të hetohen për hendekun gjinor të pagave

Sipas deputetit konservator të Parlamentit të Britanisë së Madhe, Nicky Morgan, i cili do të kryesojë seancat për hetimin alarmant të pagave në industrinë e financave, bankat më të mëdha britanike janë ndër shkelësit më të këqij në pagimin e grave më pak se meshkujt dhe përballen me hetimin për të shpjeguar veten.

Goldman Sachs Group Inc., HSBC Holdings Plc, Barclays Bank Plc dhe të tjerë mund t’u kërkohet të dëshmojnë para një paneli ndërpartiak se si planifikojnë të korrigjojnë pabarazitë e pagave.


Burrat, në të tre huadhënësit, marrin mesatarisht të paktën 49 për qind më shumë në orë sesa femrat.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer me ato të dhëna dhe dëshirojmë të dimë se çfarë do të bëjnë bankat, për shkak se nuk është e qëndrueshme për kompanitë që të paguajnë vetëm shërbimin ndaj kësaj çështjeje”, tha Morgan në një intervistë, i cili mban postin e ministrave të barazisë midis 2014 dhe 2016.

Deri më tani nuk ka ende plane për “ndëshkime” të mundshme. /Telegrafi/