LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore e Indonezisë paralajmëron mbi kriptovalutat

Banka Qendrore e Indonezisë paralajmëron mbi kriptovalutat

Banka Qendrore e Indonezisë ka lëshuar një paralajmërim rreth tregtimit të kriptovalutave si Bitcoin për shkak të rrezikut të humbjeve, ku është një kërcënim potencial për stabilitetin e sistemit financiar dhe nuk njihen si mjet ligjor i këmbimit, kështu që ato nuk mund të përdoren si mjete pagese në këtë vend.

“Pronësia e kriptovalutave është rrezik i lartë dhe i prirur për spekulime, sepse nuk ka asnjë autoritet që merr përgjegjësinë, nuk ka administrator zyrtar dhe nuk ka asnjë pasuri themelore për të qenë bazë për çmimin”, tha zëdhënësi i bankës Agusman, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Ai tha se këto monedha mund të përdoren për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, për këtë arsye mund të ketë ndikim në stabilitetin e sistemit financiar dhe të shkaktojë humbje për shoqërinë.

“[Kriptovaluta] nuk është një mjet ligjor i këmbimit. Ne iu kujtojmë njerëzve për rreziqet e saj. Kur rreziqet ndodhin, atëherë humbjet do të përballohen nga publiku. Ne jemi të detyruar për t’i mbrojtur konsumatorët nga një flluskë e mundshme”, tha ai.

I pyetur nëse deklaratat e tilla nga autoritetet mund të nxisin panik tek ata që kishin investuar tashmë në kriptovaluta, ai tha se “Ata nuk u konsultuan me ne kur blenë…”.

Pavarësisht vërejtjeve, disa tregtarë indonezianë tashmë kanë filluar të pranojnë pagesa në Bitcoin. /Telegrafi/