Banka Popullore: Inflacioni ulet, rritja ekonomike nën parashikimin

Komisioni për Politikë Monetare Operative i Bankës Popullore në seancën e mbrëmshme vlerësoi se norma e interesit të bonove të thesarit duhet të mbahet në nivelin prej 6,30%, ndërsa normat e interesit për depozitat njëditore dhe shtatëditore në nivelet prej 4,20% dhe 4,25%, kumtoi Banka Popullore.
Në seancën e Komisionit u vlerësua se përcaktimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm me kushtet në ekonomi. E pandryshuar është edhe oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt dhe është 10 miliardë denarë.
Nga Banka Popullore konstatuan se inflacioni i brendshëm po ngadalësohet dhe në shkurt të vitit 2024 u ul në 3 % në nivel vjetor, me presione të reduktuara ndjeshëm nga çmimet e ushqimit dhe energjisë, por edhe presione më të ulëta çmimesh nga kategoritë më pak të luhatshme, në pajtim edhe me masat e ndërmarra monetare.
Sinjalet e anketave për pritjet inflacioniste të konsumatorëve gjithashtu janë të volitshme, përkatësisht në muajin shkurt tashmë mbizotërojnë pritjet për ulje të çmimeve në periudhën e ardhshme. Norma e inflacionit në shkurt është afër asaj të Eurozonës. Çmimet e prodhimeve primare të bursave vijojnë të përshtaten në rënie, ndërsa njëherit edhe parashikimet për periudhën e ardhshme janë rishikuar në rënie. Realizimet e inflacionit nga fillimi i vitit janë më të ulëta se pritjet, por niveli ende është mbi mesataren historike, ndërsa rreziqet në lidhje me dinamikën e ardhshme të çmimeve ende ekzistojnë”.
“Pra, ende nuk ka transmetim më të theksuar të lëvizjeve në bursë të çmimeve të ushqimeve vendore, si dhe ka pasiguri për shkak të konflikteve aktuale ushtarake, si dhe për shkak të ndërprerjes së masave të përkohshme për disa produkte ushqimore vendore. Prandaj, u vlerësua se nevojitet kujdes i mëtejshëm në sjelljen e politikave, përfshirë politikat që ndikojnë mbi kërkesën në ekonomi. Për sa i përket politikës së Bankës Qendrore Evropiane (BQE), në mbledhjen e fundit të muajit mars është marrë sërish vendimi për mbajtjen e normave bazë të interesit në të njëjtin nivel”.
“Gjendja në tregun valutor është e qëndrueshme dhe lëvizjet janë të favorshme. Niveli i rezervave valutore në fund të muajit shkurt është 4,348.1 milionë euro, i cili është i mjaftueshëm për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit të monedhës vendase. Lëvizjet në tregun valutor janë të favorshme, me një ulje të moderuar të kërkesës neto nga sektori i korporatave dhe një fluks të mëtejshëm të lartë të valutave në tregun valutor. Të dhënat e disponueshme nga sektori i jashtëm për tremujorin e parë të vitit janë ende të kufizuara dhe të pamjaftueshme për një vlerësim më të saktë. Deficiti i realizuar në llogarinë rrjedhëse të bilancit të pagesave në tremujorin e katërt të vitit 2023 është dukshëm më i ulët se sa pritej në përputhje me projeksionin e tetorit, me flukse hyrëse financiare neto të realizuara njëkohësisht”, thonë nga MPB.
Në sektorin monetar, sipas të dhënave fillestare për muajin shkurt 2024, depozitat vijojnë të rriten, pak më i fortë se sa pritej, por po përshpejtohet edhe aktiviteti kreditues i bankave, me rritje vjetore që aktualisht është mbi parashikimet për fundin e kuartalit të parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Mos ia prishni lumturinë”, Agim Bahtiri ironizon me Paris Gurin me një foto të krijuar nga AI

Familja Ademaj mirëpret raportin e Forenzikës për Naim Murselin, kërkojnë drejtësi të shpejtë dhe profesionale

Ultimatumi i Ramës në takimin me kryebashkiakët: Të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Dështon edhe përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

"Ndërtuan një fshat të tërë në mes të Thethit", Rama i kundërpërgjigjet prokurores Elsa Gjeli

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë