LAJMI I FUNDIT:

Banka Popullore e Maqedonisë: Sistemi financiar është stabil

Banka Popullore e Maqedonisë: Sistemi financiar është stabil

Sot në Bankën Kombëtare është mbajtur një takim i rregullt mes përfaqësuesve të lartë të institucioneve që janë përgjegjëse për rregullimin dhe mbikëqyrjen e segmenteve të veçanta të sistemit financiar të Republikës së Maqedonisë si: Ministria e Financave, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimit pensional me financim kapital, Komisioni për letra me vlerë dhe Banka Popullore e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Takimi u përqëndrua në tendencat dhe rreziqet që ballafaqohen segmentet e caktuara të sistemit financiar të Republikës së Maqedonisë dhe autoritetet përkatëse mbikëqyrëse, si dhe nevojën për të marrë masa, individuale apo të koordinuara dhe aktivitete të ardhshme. U konstatua gjithashtu se pavarësisht zhvillimeve jo të favorshme vendore, sistemi financiar i Maqedonisë ka mbetur stabil. U diskutua për progresin në përmirësimin e rregulloreve dhe standardeve për funksionimin e institucioneve financiare, në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe direktivat e Bashkimit Europian”, tha Banka Popullore. /Telegrafi/