Banka NatWest e cila gjendet në Britani të Madhe pritet të testojë një kartë të re bankare e cila vjen me skaner të integruar për që do të identifikohet me anë të shenjave të gishtërinjve.

Testimet pritet të fillojnë me 200 konsumatorë në mesin e muajit prill, kur përdoruesit mund të kryejnë pagesa me NFC [komunikimi nga afër] pa pasur nevojë të vendosin një kodin sekret identifikues.

Sipas kësaj kartele, shenjat e gishtërinjve do të ruhen lokalisht, që do të thotë se nuk ekziston një mënyrë që hakerët të vjedhin informacionin nga baza e të dhënave të bankës. Megjithatë nuk u shpëton dot manipulimeve, sepse ekziston rreziku që shenja e gishtit të kopjohet dhe të vidhet, më e vështirë sesa të vidhet kodi sekret, përcjell Telegrafi.

Përkundër BREXIT-it, bankierët ende pëlqejnë Londrën Përkundër BREXIT-it, bankierët ende pëlqejnë Londrën

Deri më tani verifikimi biometrik është shndërruar në një komponent standard për pagesa mobile për NFC por që ende nuk ka mbërritur tek kartat tradicionale bankare.

Sot shumë prej neve mund të pyesim se pse është e nevojshme një kartë bankare biometrike kur aktualisht pagesat mobile janë një funksion që po integrohet tek telefonat e mençur që kanë skanerë të shenjave të gishtërinjve dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës. /Telegrafi/